Vllaznia fiton me “poker” golash ndaj Laçit, debuton dhe Balaj

Vllaznia vijon rrugëtimin pozitiv duke marrë një fitore bindëse 4-1 ndaj Laçit, duke u ngjitur kështu në vendin e tretë.

Hoxhaj shënon dy gola në pjesën e parë për shkodranët, Shkurtaj ngushton diferencat në pjesën e dytë. Por kuqeblutë reagojnë dhe shënojnë edhe dy gola të tjerë me Juriç dhe Jonuzi.

Bekim Balaj u aktivizua në minutën e 58-të në vendin e brazilianit Kaina dhe mori duartrokitjet e tifozëve të klubit ku u formua si futbollist.

Vllaznia merr suksesin e radhës në kampionat dhe ngjitet në kuotën e 28 pikëve në klasifikim, vetëm 3 pikë larg kryesuesve të Tiranës. Laçi pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat.

SHKARKO APP