Kryetari Dredha: Shqiptarë nga të gjitha trevat, rrugët janë plot

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë detaje mbi organizimin e festimeve ditën e sotme. Ai tha se angazhimi për përgatitjet ka filluar prej datës 23 nëntor dhe se çdo gjë shkoi mirë përveç motit jo të mirë.

“Angazhimi ynë ka filluar prej datës 23 nëntor. Sot si qershia mbi tortë ishte edhe data 28 ku festuam për ngritjen e flamurit me prezencë të Begajt, Kurtit dhe Ramës. Gjërat shkuan shumë mirë përveç kohës që ishte jo aq e mirë sot.

Rrugët kanë qenë plot edhe sot edhe ditë më parë. Për shkak edhe të ofertave që ka vendosur biznesi i hotelerisë. Kemi pasur shqiptarë nga të gjitha trevat. Kemi pasur edhe prezencë të komunitetit arbëresh nga Italia. Ka pasur goxha prezencë të shtuar”,-u shpreh Dredha.

SHKARKO APP