Home Rajoni Vota e Malit ...

Vota e Malit të Zi kundër Prishtinës në Këshillin e Europës, Abazoviç: Po isha kryeministër, nuk do të ndodhte

103
0

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur mbi procesin e anëtarësimit të shtetit malazez dhe vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian. Ai u pyet edhe për çështjen e dialogut të Serbisë dhe Kosovës, ku Mali i Zi votoi kundër propozimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Abazoviç e cilësoi këtë zhvillim si “realitet të ri”, paçka se ai gjatë kohës kur ishte kryeministër mbështeti plotësisht Kosovën. Sipas tij, kryeministri aktual Milojko Spajiç dëshiron të ketë marrëdhënie më të ngushta me Serbinë pasi ai ka pasur dikur nënshtetësinë serbe.

“Vota në KiE kundër Kosovës do të ishte e pamundur nën mandatin tim, ne ishim shumë të qartë në politikën tonë të jashtme. Politika jonë e jashtme ishte 100% në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, tha Abazoviç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit