Vrasja e 3 grave, deputetet Tabaku dhe Xhixho: Hetim për gjykatësin që ka amnistuar vrasësin

Deputetet e opozitës, Jorida Tabaku dhe Erisa Xhixho kanë reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku një person ka vrarë 3 gra dhe ka plagosur 3 të tjerë. Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se i dënuari duhet të ishte ende pas hekurave ndërsa kërkon që të niset menjëherë hetim për gjykatësin që ka vendosur ta lirojë nga burgu.

”Këto modele dhune, kjo mënyrë e të fortit që kërcënon këdo e merr jetë dhe në pragun e derës e në shtëpinë e tij sot po kthehet në normë e duhet të merren masa sa nuk është vonë! Le ta nisim nga ILD që duhet menjëherë të nisë një hetim për gjykatësin që ka amnistuar një vrasës te përsëritur! Le të vazhdojmë me institucionet e tjera shtetërore se çfarë duhet të ishin duke bërë për të mbikëqyrur persona me background të tillë. Koha të veprojmë”,-shkruan Tabaku.

Nga ana tjetër, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se të gjithë organet ligjzbatuese duhet të mbajnë përgjegjësi. Sot, të gjitha organet ligjzbatuese që kishin detyrimin ta mbikëqyrnin në vazhdimësi duhet të mbajnë përgjegjësi. Këto gra janë viktima të një shoqërie që e toleron dhunën, që shpesh rri indiferente se fundja “nuk është në shtëpinë time”. Nuk gjej fjalë t’i ngushëlloj familjet për humbjen e vajzave e motrave të tyre në këtë ngjarje makabër. Marsi nuk mund të niste më hidhur se kaq”,-shkroi Xhixho.

SHKARKO APP