Vrasja e dyfishtë në Tiranë, gjendet e djegur makina e autorëve

Policia bën me dije se ka gjetur një mjet të djegur në zonën e Thumanës, që dyshohet se iu përket autorëve të vrasjes së Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Makina e djegur është një Toyota me ngjyrë të errët, ku mendohet se udhëtonin atentatorët e ngjarjes që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së shtunës.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, mjeti i autorëve ka ikur me shpejtësi pas të shtënave drejt ish-sheshit Shqiponja dhe personat që kanë qenë brenda ishin të maskuar.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP