Vuçiç sfidon Amerikën: Unë rri dhe pi me Dodikun e sanksionuar

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ngre flamurin e bardhë dhe pranon se mëngjesin e 17 majit, Kosova do të jetë anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës. Ai vazhdoi sulmet ndaj ndërkombëtarëve, duke pretenduar se Gjermania po bën një fushatë brutale për ta mbyllur me sukses këtë proces në Strasburg.

“Ata do të kenë nga 29 deri në 33 vota dhe u duhet një shumicë prej 31 votash për pranimin e Kosovës, kështu që çdo gjë është në avantazhin e tyre. Deri më 17 maj nuk do të jem gjallë, më pas do të shohim”.

Sërish inatin më të madh e pati me Gjermaninë, pasi sipas tij po mundësojnë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kritikën Amerikane për qeverinë e re nuk e mori në konsideratë.

“Epo edhe Dodik është i sanksionuar por është këtu pranë meje. Kështu që le të pimë. Ne pimë bashkë një herë në javë, ai mban një gotë raki, unë një gotë vere dhe çfarë pastaj? Nuk është lajm i mirë për ne, por të shpresojmë që të kemi marrëdhënie të mira me partnerët amerikanë”.

SHKARKO APP