Home POLITIKE Vula rikthehe...

Vula rikthehet në seli, kryetari në izolim. Rrugëtimi 3-vjeçar i PD-së mes prote*tave dhe k*osit

170
0

Pas një përçarje prej afro 3 vitesh, vula e Partisë Demokratike të Shqipërisë i takon liderit historik të demokratëve Sali Berisha dhe rikthehet tek selia blu. Ky vendim i Gjykatës së Apelit është një hap që do të shihet nëse do të ketë bashkim për të shkuar bashkë në zgjedhjet e përgjithshme në 2025.

Kryetari legjitim i partisë më të madhe opozitare në vend është Sali Berisha, i cili është në izolim në banesë që prej 30 dhjetorit 2023. Ky i fundit u rikthye fuqishëm në politikë pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së në 2021-in.

Pasi Basha e përjashtoi nga PD më 9 Nëntor 2021, Berisha bëri lëvizjen e tij. Më 11 Dhjetor 2021, në 31 vjetorin e themelimit të partisë, ai thirri Kuvendin e PD. Ditë në të cilën u krijua Komisioni i Rithemelimit. Nga Lezha, mbështetësit e tij kërkuan jo vetëm largimin e Lulzim Bashës, por edhe ndryshime statutore. Mes të cilave, rikthimi i referendumit për zgjedhjen e Kryeministrit.

Basha iu përgjigj me një tjetër Kuvend, 7 ditë më vonë. Situata kulminoi me protestën e 8 Janarit 2022, kur selia blu u kthye në “arenë konflikti” mes demokratësh.

Më Mars të 2022-it gjyqtari Agron Zhukri e cilësoi legjitim vendimin e Kuvendit të Berishës për heqjen e Bashës si kryetar i forcës më të madhe opozitare në vend. U miratuan nga Gjykata e Tiranës, ndryshimet e bëra në statut. Në 6 Qershor të vitit të shkuar u hap gara për kreun e ri të demokratëve dhe çështja përfundoi sërish në Gjykatë.

Basha ka thirrur në orën 17:00 strukturat, mbështetës të tij në seli. Në fokus të kësaj mbledhjeje do jetë analiza e vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit si edhe hapat që do merren më tej. Berisha në një reagim në Facebook, shkruan se dera është e hapur për të gjithë. Për të fitoi demokracia dhe se i vetmi i humbur sot është Edi Rama. ”Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë. O sot o kurrë”,-shkruan Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit