“Wembley” mirëpret sot 54 mijë tifozë, pritet dominim i italianëve

Londra do të mirëpresë sot gjysmëfinalen e “Euro 2020” mes Italisë dhe Spanjës. Sfida do të luhet në orën 21:00. Autoritetet britanike kanë vendosur që në këtë ndeshje të lejohet 75 për qind e kapacitetit të stadiumit që të jetë e mbushur, ose e thënë ndryshe 54 mijë spektatorë.

UEFA ka vendosur që në këtë ndeshje të ketë 11 mijë spektatorë italianë dhe 9 mijë spektatorë spanjollë. Nuk është një numër ekzaktë, pasi mes tyre do të ketë edhe shumë tifozë të tjerë nga Anglia, të cilët kanë blerë një biletë si tifozë asnjëanës.

Në Itali janë të bindur se numri i mbështetësve “axurrë” do të jetë më i madh. Në stadium mund të hyhet vetëm duke paraqitur një test tamponi negativ të kryer në 48 orët e fundit, dhe të jetë kompletuar cikli i vaksinave me të paktën 15 pitë. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP