Home Sporti Xavi, i hapur...

Xavi, i hapur për të vazhduar si trajner i Barçës. Ja arsyet që po ia ndryshojnë mendjen

53
0

Në konferencat e fundit për shtyp, Xavi Hernández nuk ka qenë më aq i prerë për mos vazhdimësinë e tij në stolin blaugrana. Trajneri i Barcelonës, të cilit i ka mbetur edhe një vit nga kontrata aktuale, po shqyrton mundësinë e rishikimit të vendimit të tij për t’u larguar nga klubi katalanas në fund të sezonit.

Tani mbetet të ulet me presidentin Joan Laporta, zëvendëspresidentin Rafa Yuste dhe drejtorin sportiv Deco për të analizuar situatën dhe vlerësuar cila është më e mira për të gjithë. Muajt ​​e fundit të Barçës, me një evolucion në rritje, kanë qenë krenari për Xavi, i cili ka parë që projekti i tij të konvertohet në një ekip me shumë të rinj. Tani trajneri beson se puna e bërë deri më tani mund të vazhdojë, sepse është ndjerë i mbështetur nga brenda skuadrës dhe klubit.

Ai ka një raport shumë të mirë me Deco, me të cilin ka punuar ngushtësisht. Presidenti Joan Laporta dhe nënpresidenti Rafa Yuste i kanë treguar vazhdimisht mbështetjen e tyre në javët e fundit. Në të njëjtën kohë, lojtarë shumë të rëndësishëm në skuadër i kanë përcjellë atij edhe privatisht dhe publikisht dëshirën që të vazhdojë në stolin “culé”. Në këtë kuptim edhe tifozët kanë treguar besim tek ai.

Nga ana tjetër, Xavi e di se skuadra ka nevojë për përforcime dhe nga brenda klubit tashmë po punojnë në këtë drejtim. Madje, është folur edhe për emra që i pëlqejnë trajnerit. Guido Rodríguez, pa shkuar më tej, është një mesfushor që i pëlqen trajnerit katalanas, i cili dha ‘OK’ për t’u inkorporuar si në verë, ashtu edhe në dimër, në dy sesioet e fundit të merkatos.

Tani, duke ardhur si lojtar i lirë, do të ishte një përforcim i mirë. Një tjetër emër që i pëlqen shumë Xavi është Dani Olmo, për të cilin tashmë ka lëvizur edhe Deco. Për më tepër, kthimi në “Camp Nou” është gjithashtu një arsye shtesë për qëndrimin e Xavit.

Të jesh në gjendje të debutosh në stadiumin e ri si trajner i Barçës dhe me ekipin në rritje është një nxitje e madhe për kryepankinën blaugrana. Me gjithë këtë, siç zbuloi dje në “Gol a Gol”, nuk përjashtohet që Xavi të shpallë vazhdimësinë e tij me presidentin në ditët në vijim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit