Home Sporti Xavi merr ven...

Xavi merr vendimin e papritur, vendos të qëndrojë te Barcelona

19
0

Barcelona nuk do të ketë nevojë për trajner të ri për sezonin e ardhshëm. Trajneri Xavi Hernandez ka vendosur që të tërheqë vendimin për largim në fund të sezonit.

Xavi dhe drejtuesit e klubit kanë biseduar, gjatë të mërkurën, dhe ai vendosi të qëndrojë edhe për sezonin 2024-25, deri në fund të kontratës, pasi ka rënë dakord për një sërë kushtesh, edhe pse nuk dihet se cilat janë këto kushte.

Xavi dhe presidenti i klubit Joan Laporta kanë njoftuar se do të flasin për mediat të dielën, para ndeshjes kundër Valencias. Vendimi është i papritur pasi Xavi kishte deklaruar se do të largohej në fund të sezonit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit