Xavi: Vitor Roque nuk duhet të vinte në merkaton e janarit

Vitor Roque u afrua në merkaton e janarit në Katalonjë nga Athletico Paranaense për shifrën e 40 milionë eurove. Mirëpo, deri më tani 19-vjeçari nuk ka gjetur hapësirën e duhur në formacionin e trajnerit Xavi Hernandez.

I pyetur në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat me Almerian, tekniku Xavi Hernandez theksoi se nuk ishte parashikuar që Vitor Roque të mbërrinte te Barcelona në janar, duke shtuar se braziliani po bën polemika të kota.

“Roque nuk ishte parashikuar që të transferohej në janar, por në fund vendosëm që për të mirën e tij dhe për të pasur më shumë kohë për t’u ambientur të afrohej që në merkaton e janarit.

Tani ka nisur një debat që për mua nuk ka kuptim. Ai është një lojtar i ri që kërkon kohën e vetë për t’u rritur, pa harruar më pas konkurrencën në skuadër. Kjo ndodh gjithmonë me të rinjtë”, u shpreh Xavi.

SHKARKO APP