Home Sporti Xhaka kundër ...

Xhaka kundër Gjimshitit, luhet sonte finalja e Europa League mes Leverkusenit dhe Atalantës

87
0

Sonte në mbrëmje futbolli europian sjell një ndeshje interesante në Dublin Arena, aty ku Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen në finalen e madhe të Europa League. Për ta ndezur akoma më shumë, një duel shqiptar në finalen më prestigjioze.

Berat Gjimshiti, kapiten i Shqipërisë dhe shtylla që mban mbrojtjen e zikaltërve, kundër Granit Xhakës, trurit dhe trajnerit në fushë të Bayer Leverkusen, kampion i freskët i Gjermanisë.

Atalanta ka eleminuar Liverpool dhe luan një futboll të jashtëzakonshëm, djemtë e Gasperinit luajnë me një ritëm tjetër nga skuadrat e Serisë A duke shpërthyer në Europa League, aty ku De Ketelaere dhe Scamacca kanë lënë shënjën atëherë kur është dashur më tepër.

Bayer Leverkusen mbeten të pamposhtur prej plot 51 ndeshjes radhazi, teksa në gjysëmfinale eliminuan një tjetër italiane, Romën dhe mbi të gjitha nuk dinë se ç’është humbja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit