Ylber Ramadani dëmtohet, Lecce infeksion në qafë!

Skuadra e Lecce-s, përmes një komunikimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ylber Ramadani, ka patur një problem fizik së fundi. Ai nuk luajti as ditën e diel në fitoren 3-0 të Lecce në shtëpinë e Sassuolo.

Zyra e shtypit e klubit verdhezi, bëri të ditur se futbollisti Ylber Ramadani ditët e fundit ka pësuar një absces në qafë, i cili i ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Atleti iu nënshtrua menjëherë testeve dhe terapive të specializuara që e lejuan atë të shmangte operacionin.

Deri më tani, së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit Gotti. Për fat, gjithçka duket se ka shkuar mirë për mbrojtësin 28-vjeçar kuqezi, që është një nga shtyllat e kombëtares shqiptare.

 

SHKARKO APP