Zbardhet debati me tone të forta mes Flamur Nokës e Lulzim Bashës: U ke hedhur tritolin demokratëve

Mbledhja e grupit parlamentar të PD është shoqëruar me debate të forta mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Flamur Nokës, që njihet si një ndër mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Debati mes Nokës dhe Bashës:

Noka: Deri në zgjedhjen e kryesisë e kishe kauzë politike “masakrën zgjedhore”, dhe pas zgjedhjes së kryesisë, ti e ktheve në therrime çështjen e masakrës zgjedhore.

Basha: S’ështe e vërtetë. Une e kam deklaruar dhe kam folur për masakrën në çdo dalje timen. Ju duhet të merrni informacion pranë prokurorive dhe të interesoheni për masakrën zgjedhore të 25 prillit, ashtu siç u bë me Vaun e Dejës.
Noka: Ti duhet të dalësh në terren, për tu shpjeguar demokratëve vendimin që more për përjashtimin e Berishës, se ke perçare demokratët.
Basha: Unë do dal, do kem aksion, por jo tani, se s’dua ti hedh benzinë zjarrit.
Noka: Ti i ke hedh tritolin.

SHKARKO APP