Zbulohen çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Polonisë në “Air Albania Stadium”

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në tetor për t’u ndeshur me Hungarinë në transfertë dhe do të presë Poloninë në shtëpi. Për sfidën me Poloninë, FSHF-ja ka bërë publike nxjerrjen në treg të biletave për tifozët që do të jenë të pranishëm në “Air Albania”.

Kapaciteti do të vazhdojë të jetë 30% sipas masave të marra nga Qeveria, ndërsa interesi pritet t’i jetë i madh pasi lufta për vendin e dytë sa vjen e bëhet më e fortë. Çmimet e biletave do të variojnë nga 10 mijë lekë të vjetra, deri në 180 mijë lekë në tribunën VIP.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

SHKARKO APP