Home Sporti Zbulohet data...

Zbulohet data e rikthimit në fushë të Kun Agueros

76
0

Tashmë ka një datë për ta parë sërish në fushën e lojës Kun Agueron. Sulmuesi i afruar gjatë verës nga Manchester City te Barcelona, ende nuk ka mundur që të bëjë debutimin me fanellën blaugrana.

Sipas asaj që raporton gazeta “Sport”, sulmuesi pritet që të rikthehet në fushë më 17 tetor në ndeshjen e kampionatit ndaj Valencias. Kujtojmë që ai u dëmtua në verë pak ditë para zhvillimit të trofeut Gamber.

Ky është një lajm fantastik për Ronald Koeman, i cili në fundjavë ju gëzua rikthimit në fushë pas 11 muajsh të Ansu Fati. Dy “përforcime” që vijnë nga infermieria dhe që mund të shtojnë ndjeshëm kualitetin e skuadrës. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit