Zbulohet kalendari i Seria A, derbi i Milanos në javën e pestë

Ditën e sotme është hedhur shorti i Seria A për sezonin 2022-2023 që do të startojë më 13 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor. Goglat kanë ndarë edhe ndeshjet që do të nisin kampionatin, si dhe të gjitha sfidat e tjera të Serie A.

Milani do të nisë kampionatin përballë Udineses, ndërsa Interi në transfertë kundër Lecces. Juventusi do ta nisë ndaj Sassuolos.

Për sa i përket derbit të Milanos, ndeshja e parë do të zhvillohet në javën e pestë më 4 shtator ku pritës është ekipi i Milanit, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në javën e 21 më 5 shkurt. Juventus Inter do të luhet në javën e 13-të më 6 nëntor  dhe të 27-të.

Image

Image

Image

SHKARKO APP