Home Kultura Zbulohet moza...

Zbulohet mozaiku i rrallë në Durrës

63
0

Një ekip arkeologësh zbuluan një mozaik të rrallë në Durrës, që nga vlerësimi paraprak i përket fundit të shekullit të I-rë dhe fillimit të shekullit të II –të e.s dhe është bashkëkohës me ndërtimin e Amfiteatrit të Durrësit.

Arkeologu me përvojë Luan Përzhita që drejton ekipin i tha Zërit të Amerikës se mozaiku është pjesë e dyshemesë së një vile luksoze me pamje nga deti dhe përngjan me mozaikun e gjetur disa vite më parë në nëj vilë romake në Diaporit të Butrintit.

“Mozaiku është punuar me gurë ngjyrë blu dhe ngjyrë pane dhe paraqet figura gjeometrike dhe floreale”, tha zoti Përzhita.

Sipas arkeologut “mozaiku është me një sipërfaqe rreth 15 metër gjatësi dhe mbetet të shikohet gjerësia e mozaikut pasi një pjesë ndodhet e mbuluar nga një masiv dheu mbi 6 metër e lartë ku ende nukështë depërtuar me gërmim.

Përveç mozaikut ka edhe pjesë të tjera të rëndësishme ndërtimesh të kësaj periudhe që do të dalin në dritë nga gërmimet e mëtejshme , tha zoti Përzhita dhe që nga vlerësimi paraprak përkojnë me elemente tipike të strukturës së një vile romake.

Mozaiku u zbuluar gjatë punimeve për rindërtimin e një shkolle në Durrës që ishte dëmtuar nga tërmeti i katër viteve më parë.

Zona përreth është përfshirë edhe nga ndërtimi i të paktën tre pallateve kohë më parë dhe pritet të vlerësohet se sa ndikim mund të kenë këto ndërtime të reja mbi strukturat e rrënojave antike./VOA/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit