Zëvendëskryeministri, apel qytetarëve: Mos ki frikë, shko bëj vaksinën!

Zëvendëskryeministri Erion Braçe u bën apel qytetarëve të bëjnë vaksinën në javën e hapur të vaksinimit.

Ndërsa ka publikuar shifrat e qytetarëve që kanë marrë vaksinën deri më tani në Lushnje e Divjakë, Braçe u bën thirrje atyre të marrin dozën e dytë. Ai shprehet se mjafton një i ardhur i infektuar dhe në Divjakë ndodh gjëma.

Mos ki frikë! Çohu e shkoj bëj vaksinën! Doza e dytë është jetike, thjesht doza e parë nuk të mbron! Nga 15 mars 2021 deri më 31 korrik 2021, në bashkitë Lushnje e Divjakë janë bërë 58 204 vaksina. Në Lushnjë 36355 vaksinime: Doza të para 17304, doza të dyta 19501. Në Divjakë 21849 vaksinime: Doza të para 15030, doza të dyta 6819. Siç e shihni kemi probleme në Divjakë. Njerëzit duhet të bëjnë dozën e dytë patjetër! Vetëm me dozën e parë mbrojtja imunitare nuk është e garantuar!

Duhet ta bësh dozën e dy patjetër! Ndërkohë ti që nuk e ke bërë as dozën e parë akoma, pavarësisht moshës, çohu, shko e bëje! Mos e neglizho duke menduar se fshat është, i izoluar e pa kontakte; Divjaka e gjithë nuk është e izoluar! Ku prodhohet e tregtohet kontaktet janë masive! Mjafton një i ardhur të jetë i infektuar dhe ndodh gjëma! A e mbani mend tetor 2020-mars 2021 në Kemishtaj, Mertish, Mize, Xeng, Divjakë, Çermë Sektor, Çermë e Sipërme, Grabian me infektime e vdekje? Pa vaksinë rrezikojmë të njëjtin tmerr mes të pa vaksinuarve!”, shkruan Braçe.

SHKARKO APP