Home Rajoni Zgjedhjet e j...

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi do të mbahen më 11 qershor

38
0

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shpalli 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviç, duke iu referuar Kushtetutës së vendit, nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit.

Ai e mori vendimin pasi kjo shumicë parlamentare nuk arriti të formonte Qeverinë e re, apo të riorganizonte Qeverinë ekzistuese, së cilës iu votua mocioni i mosbesimit, gushtin e kaluar.

Kjo ndodhi pak kohë pasi Qeveria e Dritan Abazoviçit nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe. Të dyja vendimet e Gjukanoviçit vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.

Gjukanoviç është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve në këto zgjedhje. Në garë do të jenë edhe gjashtë kandidatë të tjerë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit