Zhegrova pranë transferimit te Juventusi për 15 milionë euro

Juventus duket se e ka shumë seriozisht për transferimin e Edon Zhegrovës në merkaton e verës. Mediat në Itali raportojnë se në orët e fundit ka pasur dhe kontakte me klubin e Lille, skuadër ku aktivizohet mesfushori i Kosovës.

Transferimi i Zhegrovës te Juventusi duket se do të jetë një ndër misionet e para këtë verë për drejtorin sportiv, Giuntoli.

Kjo lëvizje mund të konkretizohet për shifrën e 15 milionë eurove, aq sa është dhe kërkesa e klubit francez. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP