Zidane ka marrëveshje sekrete me Francën, zyrtarizimi para Kupës së Botës

Zinedine Zidane më në fund do të rikthehet në bankinë. Pas një viti e gjysmë pushimi, në fakt, ish-trajneri i Real Madridit do të kurorëzojë ëndrrën e tij për të udhëhequr Francën si trajner.

“Libertad Digital” raporton lajmin për një marrëveshje sekrete të arritur tashmë me Federatën Franceze të Futbollit (FFF) për të zëvendësuar Didier Deschamps, kontrata e të cilit skadon në fund të vitit 2022.

Pasi kishte refuzuar avancat e Paris Saint-Germain dhe shpeshherë iu afrua stolave ​​të Juventus-it dhe Manchester United, ish-fantazisti i bardhezinjve dhe Real Madrid ka pritur thirrjen e ‘Gjelave’.

Sipas medias spanjolle, në stafin e kombëtares franceze ish-trajneri i Real Madrid do të marrë me vete edhe David Bettoni që ishte zëvendësi i tij në Madrid.

SHKARKO APP