Home POLITIKE Zv.Kryeminist...

Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj: Rimëkëmbja do të mbetet prioritet. 50 mln euro mbështetje për bizneset në fushën e turizmit

74
0

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka dalë në një konferencë për shtyp menjëherë pasi INSTAT nxori të dhënat e rritjes ekonomike me 17.9% në tremujorin e dytë të 2021 krahasuar me të njëjtin për 2020.

Ahmetaj thotë se shifrat nuk janë më shenja, por trend i konsoliduar i shërimit ekonomik.

Ai garanton se Rimëkëmbja ekonomike do të jetë priroritet kryesor i qeverisë deri në arritjen e rritjes ekonomike vjetore prej 4.5%.

Fjala e Arben Ahmetaj para mediave

Sot dua të ndaj një zhvillim shumë pozitiv. Në tremujorin e dytë të 2021 produkti i brendshëm bruto u rrit me 17.89%, krahasuar me 2020 që përkoi me nisjen e përshkallëzimit të pandemisë.

Çdo qytetar e mban mend kur në tremujorin e dytë pësoi rënie drastike në krahasim me 1997, -11%, e krahasueshme me vitin e zi.

Sa i përket performancës së sektorëve, krahasuar me tremujorin e dytë, shënojnë rritje të konsiderueshme, dyshifrore të gjitha prej tyre, veçoj ndërtimin 41.6% që reflekton punën në infrastrukturë, ujësjellës dhe rindërtim. 3 mijë e 200 kantiere rindërtimi, ka transformim të zonave.

Industria nxjerrëse, uji, përpunuese ka 39% pasuar nga tregëtia, hotelet me 31.8%. Të gjtiha janë dyshifrore.

Sinjali tjetër vjen nga shpenzimet. Qytetarët natyrshëm dëgjojnë diskursin politik që do ping-pong. Statistikat janë të rëndësishme, aty dhe tek konsumi familjar ndihet ringritja, por dhe tek investimet e sipërmarrjes, ndihet ringritja dhe rimëkëmbja ekonomike që fatmirësisht prej politikave të qeverisë, staminës së sipërmarrjes dhe gjithë elementëve që menaxhuan, kanë të bëjnë me pandeminë e tërmetin praktikisht po japin efekte pozitiv.e Së pari konsumi final i popullatës, për qytetarët po i referohen janë shpenzimet që bën familja. Është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë. Së dyti, formumi bruto i kapitalit fiks, për qytetarët janë investimet që bëjnë sipërmarrjet, 35..7%, ndërsa e treta pozitive është parë në eksportet, shërbimet, importet, eksprtet janë rritur me 130%, dhe importi që reflekton tek konsumi dhe kapacitetet prodhuese, 53.6%. Këto nuk janë më shenja, por trendë të shërimit ekonomik, po konsolidohet pas një menaxhimi të kujdesshhëm.

Ndoqëm politikë fiskale ekspansioniste, në aspektin shëndetësor dhe familjar, gjatë pandemisë por dhe në mbështetje të sipërmarrjes. Një paketë gjithpërfshirëse prej 80 miliardë lekë iu dedikua efekteve të pandemisë, e barabartë me 5% të PBB. Përmes pagave të luftës, gaarncisë sovrane u mbështetën gjysma e të punësuarve në privat, mbi 83 mijë biznese. Dyfishuam ndihmën ekonomike në 2020 dhe 2021 dyfishuam pagesën e papunësisë, garantuam barnat, falëm kamat vonesat e energjisë elektrike, riskeduluam deklarimet e biznese për 2021. Ndërhyrja e kujdesshme shpërbleu mbrapsht. Në janar 2021 rifituam të gjitha vendet e punës që humbëm prej pandemisë 642 mijë nga 681 mijë.

Rritja ekonomike po kthehet në trajektore të konsoliduar ekonomike për një rritje 4.5% vjetore siç kemi theksuar në programin e qeverisë. Rimëkëmbja prioritet kryesor me një plan dhe zhvillim e ekspansion ekonomik, do të krijojmë më shumë vende pune, duke mbështetur sektorët ekonomikë më të goditur, 50 milion euro për turizmin dhe manifakturës për kreditim apo zgjatje të kredive, apo 5 milion euro për transportin, IT, start-up.

Këto janë siç e theksoj trende të konsoliduara që tregojnë ringritjen ekonomike. Kemi shumë punë përpara për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të rritur të ardhurat, për të ndihmuar ata më shumë në nevojë dhe të rinjtë që të bëhen pjesë aktive. Gjithë puna që bëmë 4 vite është e përshkruar në programin e qeverisë, jam modestisht i kënaqur të them që trendet e para janë shumë shpresëdhënëse.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit