Home POLITIKE Zv.kryeminist...

Zv.kryeministrja Balluku: Buxhet i veçantë nga qeveria për mbrojtjen e sulmeve kibernetike, bizneset private duhet të investojnë në këtë fushë

45
0

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në tryezën për simulimin e menaxhimit të një krize kibernetike, tha se duhet digjitalizim i shërbimeve për uljen e nivelit të korrupsionit. Për të edhe bizneset private duhet të investojnë në sigurinë kibernetike, pasi kjo e fundit kërkon bashkëpunim të gjithë sektorëve. Ministrja ndër të tjera ka thënë se një buxhet i veçantë do të jepet nga qeveria për mbrojtjen e sulmeve kibernetike.

“Një proces dixhitalizimi që patjetër i përgjigjet nevojës së kohës dhe të gjithë modernizmit të proceseve, sistemeve, ndërmarrjeve, por nga ana tjetër edhe me një synim parësor për uljen e nivelit të korrupsionit. Duke qenë se duke pasur sisteme të dixhitalizuara, ulet në minimum kontakti i qytetarëve që marrin shërbime me ata që i ofrojnë. Kështu që duke pasur këtë në mendje kemi nisur një rrugëtim të gjatë i cili sigurisht kërkon vëmendje, kërkon kapacitete njerëzore të përgatitura dhe mbi të gjitha kërkon një investim intensiv kapital nga Qeveria Shqiptare.

”Siguria kibernetike nuk bëhet me ishuj të izoluar. Nëse vetëm administrata dhe Qeveria Shqiptare do të investonin në këtë drejtim dhe biznesi privat do të qëndronte jashtë do të ishte e pamjaftueshme. Siguria kibernetike është një element i cili tashmë duhet të përvetësohet nga secili prej nesh, jo vetëm në nivelin e biznesit, në nivelin e administratës publike, por edhe në nivelin personal përsa kohë nga moshat shumë të reja, për të mos thënë nga fëmijët e vegjël që ne e dimë të gjithë që nuk është mirë, por janë të ekspozuar ndaj teknologjisë, dhe deri tek moshat e treta, sot të gjithë kanë akses dhe të gjithë kanë bazuar kryesisht jetën e tyre mbi teknologjinë. Duke i bërë kështu të gjithë të prekshëm nga sulmet kibernetike.

Edhe fëmijët tanë janë të prekshëm nga sulmet kibernetike, edhe të rinjtë, edhe të gjithë ata të rinj e të reja që sot po investojnë në dituritë e teknologjisë, pasi është e ardhmja dhe këtë nuk e mohon dot. E gjithë tërheqja që sot të rinjtë, të rejat apo dhe vetë bizneset kanë ndaj inteligjencës artificiale dhe gjithçka tjetër do të ndodhë në të ardhmen, kërkon një mbrojtje kibernetike të perfeksionuar që duhet të nisë nga edukimi i brezave të rinj, por edhe i atyre më në moshë, pasi është një sektor i ri, është një fushë e re, me të po njihemi të gjithë pak nga pak dhe deri tek nivelet më të larta të qeverisë, të institucioneve të pavarura dhe të biznesit privat padyshim apo të infrastrukturës kritike siç janë bankat apo edhe ato infrastruktura kritike që janë në posedim të shtetit shqiptarë siç është energjia, transporti dhe gjithçka tjetër.

Nga ana tjetër, duhet pasur parasysh që kriza kibernetike e cila përbën dhe eskalimin më ekstrem të një incidenti kibernetik kërkon, siç thashë, bashkëpunim të të gjithë sektorëve, të të gjithë aktorëve, të të gjithë shoqërisë dhe ashtu siç Qeveria ka vendosur një fokus të veçantë duke destinuar buxhete të veçanta për zhvillimin e mburojave kibernetike, për zhvillimin e të gjitha hapave që duhet të hidhen në të ardhmen. Kështu duhet të jetë edhe proceset e bizneseve private në secilën fushë ku ato operojnë, për të pasur një koordinim të përgjithshëm. Korniza ligjore e qartë tashmë i jep mundësi të gjithë aktorëve që të njohin rolet e tyre, por çka është më e rëndësishme dhe çka do t’ju kërkoja unë sot do të ishte që ti facilitonim punën ACESK-ut”, tha Balluku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit