Zv/kryeministrja Balluku: Përfundon asfaltimi i segmentit rrugor nyja e Shkozetit-mbikalimi i Plepave

Në Durrës ka përfunduar asfaltimi i segmentit rrugor nyja e Shkozetit-mbikalimi i Plepave me një gjatësi prej 4 kilometrash. Zv/kryeministrja, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet.

”Ne presim një lajm të mirë për miratimin e kredisë dhe një granti për ndërtimin e rrugës Durrës Rrogozhinë dhe do të kemi shumë projekte. Kemi prioritet standardet në realizimin e investimeve dhe po punojnë edhe me veprat e tjera”.

Në këtë aks po punohet për detajet e fundit, vijëzimin dhe sinjalistikën, duke përmbyllur kështu plotësisht këtë ndërhyrje të rëndësishme për qarkullimin e automjeteve

Ky segment është shumë i rëndësishëm pasi shërben për lidhjen e superstradës Tiranë – Durrës nga Nyja e Shkozetit deri në Mbikalimin e Plepave ku lidhet me rrugën Tiranë-Ndroq-Plepa dhe rrugën Plepa-Kavajë- Rrogozhinë.

SHKARKO APP