ZYRTARE/ Eneo Bitri largohet nga skuadra e Partizanit!

Eneo Bitri shpall zyrtarisht divorcin me Partizanit. Qendërmbrojtësi beratas mbyll pas tre vitesh përvojën me të kuqtë, me të cilët fitoi titullin kampion në sezonin e tij të parë me skuadrën kryeqytetase.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bitri falënderon klubin e kuq për mundësinë që i dha gjatë kësaj periudhe.

“Nga sot, nuk jam më pjesë e Partizanit. Ishin 3 vite fantastike, falënderoj Presidentin Gaz Demi dhe Drejtorin Olsi Rama që më dhanë mundësinë të jem pjesë e një ndër ekipeve më të mira në Shqipëri… Dua të falënderoj gjithë trajnerët, stafin dhe gjithë pjesëtarët e klubit të Partizanit… Falënderoj tifozat më të zjarrtë në Shqipëri për mbështetjen që më kanë dhënë. Faleminderit!”, ka shkruar mbrojtësi.

SHKARKO APP