ZYRTARE/ Fernando Santos merr drejtimin e Polonisë, e nis ndaj Kombëtares sonë

Fernando Santos është zyrtarisht trajneri i ri i Polonisë. Pas largimit nga Portugalia, tekniku 68-vjeçar nuk humb shumë kohë dhe merr drejtimin e një tjetër ekipi kombëtar.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë Federata Polake e Futbollit me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se Santos do të marrë drejtimin e Kombëtares polake ku objektivi është të arrijë në Euro 2024.

Polonia do të jetë kundërshtari i Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024, madje do të jetë dhe sfida e parë hapëse në shtëpi ndaj kuqezinjve tanë.

SHKARKO APP