ZYRTARE/ Louis van Gaal merr për herë të tretë drejtimin e Holandës

Louis van Gaal merr për herë të tretë drejtimin e përfaqësueses holandeze të futbollit. Federatar  tulipanëve ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin 69-vjeçar për një bashkëpunim që do të zgjasë deri në vitin 2022.

Federata Holandeze, prej më shumë se një muaji, ishte vënë në kërkim të një trajneri për kombëtaren pas dorëheqjes së Frank de Boer, nën udhëheqjen e të cilit Holanda nuk arriti objektivin në Evropian, ku u eliminua nga Republika Çeke (2-0) në fazën e 1/8-ave.

Van Gaal ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë emërim, duke u shprehur: “Futbolli holandez ka qenë gjithmonë pranë zemrës sime dhe stërvitja e kombëtares është, sipas meje, një pozicion kyç për përparimin e mëtejshëm të futbollit tonë. E konsideroj nder të stërvit ekipin kombëtar holandez.

Ka pak kohë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese, të cilat janë menjëherë vendimtare për pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Van Gaal e ka udhëhequr Holandën edhe dy here të tjera, ku në përvojën e dytë arriti deri në gjysmëfinalen e Botërorit 2014.

SHKARKO APP