ZYRTARE/ Partizani prezanton sulmuesin që do të zëvendësojë Skukën

Fabian Shahaj është sulmuesi më i ri i Partizanit. Talenti 20-vjeçar vjen në formë huazimi nga holandezët e Den Hag. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Shahaj do të provojë kështu eksperiencën e parë në “Abissnet Superiore”. Talenti 20-vjeçar do të jetë zëvendësuesi i Xhuliano Skukës i cili u largua për një shifër rekord drejt klubit të Metz. Shahaj do të mbajë veshur fanellën me numrin 42 te Partizani.

Njoftimi i Partizanit

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 🤝

𝐅𝐀𝐁𝐈𝐀𝐍 𝐒𝐇𝐀𝐇𝐀𝐉 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐌𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈𝐍

✍️FK Partizani zyrtarizon afrimin e Fabian Shahaj në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen me klubin hollandez ADO Den Hag për huazimin e sulmuesit 20 vjeçar. Shahaj i cili ka qenë edhe pjesë i ekipit tonë përfaqësues U-19, me Partizanin do të provojë edhe eksperiencën e parë në kampinatin tonë.

SHKARKO APP