ZYRTARE/ Trajneri gjerman Hansi Flick merr drejtimin e Barcelonës

Lajmi është dhënë nga klubi katalanas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Tekniku gjerman do të nisë menjëherë nga puna, ku do të pasojë Xavi Hernandez. Ai ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2026.

Barça synon që të rikthehet mes skuadrave protagoniste jo vetëm në La Liga, por edhe në Champions League. Drejtuesit dhe trajneri i ri shumë shpejt do të takohen, për të vendosur për planet e merkatos.

“FC Barcelona dhe Hansi Flick kanë arritur një marrëveshje që gjermani të bëhet trajner i ekipit deri më 30 qershor 2026. Flick ka nënshkruar një kontratë në zyrat e Klubit, i shoqëruar nga presidenti ​​Joan Laporta”, shkruan klubi.

SHKARKO APP