Flet gazetarja Arbana Xharra: Ekstremistet islamike më kanë kërcënuar me djemtë e mi

Arbana Xharra, Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”,  është ndër 10 gratë, të cilat u nderuan në Uashington me çmimin prestigjioz ndërkombëtar për Gra të Guximshme që jep Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kery.

Me një karrierë të gjatë në gazetari, së fundmi ajo është vënë nën shënjestrën e grupeve ekstremiste islamike për shak të raportimeve që ajo i ka bërë këtij fenomeni. 

Në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” ku u fol per  “Gratë dhe politika” ajo tregon emocionet e marrjes së çmimit si dhe gjëndjen e vështirë ekonomike në Kosovë që sipas saj po shfrytëzohet nga   grupet ekstremiste islamike.

Znj. Xharra, si u ndjetë në cëremonin e dhënis së një çmimi kaq të rëndësishëm, sic është ai Gra të Guximshme, të dhënë nga Departamenti i Shetit Amerikan?

Në fakt emocioni është shumë i madh  kur vlerësohesh dhe merr një mirënjohje kaq të madhe nga një shtet  mik i shqiptarëve, nga Departameti i Shtetit Amerikan, është një ndjenjë e papërshkrueshme.  Të jeshë në mesin e 10 fituesve,  nga mbarë bota, ndërkohë që 97 propozime kanë qënë, nga ambasadat e vendeve të ndryshme , është një kënaqësi e veçantë.  Kur sheh, po ashtu, edhe të mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së që kanë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, sepse kur je jashtë vendit ndjen se   flitet për gjithë shqiptaret,  kënaqësia është më e madhe. Po ështu,  çmimi është marrë për të gjithë Europën sepse kanë qenë në  garë dhe shtetet e  tjera, dhe me të vërtetë është një kenaqësi e madhe të të vlerësohet puna,  mundi dhe sfidat me të cilat unë jam ballafaquar. Por njëkohësisht nuk është mirë që të dish që, të jesh vende ende me probleme siç janë vendet nga të cilat kanë ardhur fituesit e këtij çmimi, Afganistani, Bangladeshi, Siria, e nga shumë vende të tjera në zhvillim, megjithatë është një ndjenjë e mirë që të shohësh fokusin ndërkombëtarë tek ne, tregon se nuk na kanë  harruar.

Pra znj. Xharra,  ju këtë vlerësim  të Departamentit të Shetit e shihni si një vlerësim të  punës dhe sakrificës suaj, apo  për shkak, të asaj që edhe ju thatë, që ndërkombetarët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë larguan fokusin nga Kosova?

Në momentin kur unë jam nominuar nga ambasada  kanë kërkuar dhe kanë marrë shumë të dhëna  për punë time, për temat që unë  kam zhvilluar ai për ato të korrupsionit ashtu edhe për çështjet e radikalizmit fetar. Siç dihet, tashmë është një problem shumë i madh  e që  gjithë bota po  ballafaqohet , ISIS. Në fakt kjo çështje është një nga hulumtimet e para që janë bërë.  Në vitin 2012,  unë kam zhvilluar për  8 muaj, 88 intervista, në Kosovë, Maqedoni  dhe në Londër. Pas publikimit të këtij shkrimi edhe në mediat ndërkombëtare ka pasur një interesim shumë të madh , ndërkohë që kërcënimet ndaj meje kanë nisur pas publikimit të këtyre historive. Raportimi im ende nuk ka përfunduar për këtë çështje,  por ka nisur të shpëndahet një ideologji e cila  nuk është pjesë e identitetit tonë shqiptar.

Normalisht ,  kam marrë dhe vazhdoj të marr, edhe pas këtij çmimi, kërcënime  nga këto grupe, që më thonë ;ti je e nderuar nga amerikanët por amerikanët janë kundra nesh..

Këto kërcënime vijnë nga shqiptarë, po nga trevat që ju thatë se keni bërë intervistat?

Po këto kërcënime vijnë nga shqiptar të cilët fatkeqësisht  zhvillojnë dhe tentojnë të shpëndajnë këto ideologji.  Fatmirësisht këta janë ende grupe shumë të vogla ndaj dhe ne duhet të punojmë që të mos lejojmë që ata të mos zhvillojnë një ideologji të tillë në vendin tonë.

Nga intervistat që ju keni bërë, 83 të tilla,  a keni mundur të  arrini një përfundim sa i përket finacimit të grupeve terroriste? Kemi të bëjmë me persona të finacuar apo thjeshtë ata që përkrahin një ideologji të caktuar për t’u bashkëngjitur një lufte që nuk është aspak shqiptare?

Unë po ju them se si ka nisur në Kosovë. Pas luftës kanë ardhur shumë organizata,  sidomos nga vendet arabe, për çështje humanitare. Fillimisht kanë pas interes tek fëmijët, 6-12 vjeç, ku u janë ofruar kurse të gjihëve të huaja  apo dhe kompjuteri pa pagesë, dhe më pas ju kërkohet të mësojnë për fenë. Po ajo që ndodh është se ata aty vihen në kontakt me një islam tjetër, që nuk është ai i traditës shqiptare të besimit,  dhe sot kemi të bëjmë me një gjeneratë që është rritur e që besojnë në një ideologji tjetër por që jetojnë në kushte shumë të varfëra. Së fundmi unë kam qënë në disa familje  që ju kanë bashkëngjitur luftës  në Siri dhe ata janë shumë të varfër.

Domethënë është gjetur një terren shumë i përshtatshëm,  ku është shumë e lehtë t’u bëhet  shpëlarja e trurit dhe është shumë e lehtë t’u ofrohet qasja e këtyre predikuesve. Kur shohim familjet e atyre që kanë shkuar të luftojnë përkrah ISIS shohim që ata jetojnë në kushte të mjerueshme. Pra nëse ne  do të vazhdojmë të jemi të izoluar , pa libarelizim vizave dhe në gjendje  të rënë ekonomike është  shumë e lehtë zhvillimi i kësaj ideologjie sepse nëse një njeri nuk ka rast të shoh vlerat europiane është më lehtë të bindet e të shkojë atje ku luftohet.

 Si e shikoni  rolin dhe ndikimin e institucioneve shtetërore në Kosovë, qoftë në parandalimin e këtij fenomi ashtu edhe në  ndihmën sociale që mudn t’i ofrohen këtyre shtetasve?

Mund t’ju them se kemi një ambjent përfekt për shtrirjen e kësaj ideologjie, pasi në fakt kemi një qeveri me njërëz të korruptuar . Kemi  pak opsione edhe në opozitë pasi edhe aty ka njerëz të përfolur për korrupsion. Këto  grupe e kanë shumë të lehtë t’u thonë këtyre të rinjve shikoni se kë keni në qeveri, shikoni se sa të korruptuar janë drejtuesit e vendit. Kemi njerëz të shëndërruar në miliarder  në  një vend ku varfëria është në mbi 30%  dhe varfëria ekstreme është shtrirë në mbi 17-20 % të popullsisë.  Pra, nuk kemi një shëmbull të mirë të pushtetit që mund të bindë  njerëzit që mos të radikalizohen. Mund të thoja se ambjenti është përfekt për ta shfrytëzuar këtë situatë dhe për të rritur shtrirjen e kësaj ideologjie.

Korrupsioni është në nivele më të larta të qeverisjes në Kosovë?

 E keqja është se vazhdojmë të kemi njerëz të korruptuar, përkundër shumë fakteve  për ta.

Znj. Xharra,  keni  denocuar shpesh ngjarje korruptive, por rastet e kërcënimit kanë qenë vetëm nga grupet islamike apo të përfshirë në to kanë qenë edhe njerëz që ju i keni denobcuar si të përfshirë në korrupsion?

Unë jam në gazetari që në vitin 2001. Gjatë karrierës sime kam pasur shumë artikuj ku kam denoncuar përfshirjen e zyrtarëve në korrupsion. Kjo ka sjellë kërcënime të vazhdueshme ndaj meje. Njerëz të panjohur kanë hyrë në shtëpinë time,  kam pasur  disa raste kërcënimi, edhe të fëmijëve. Së fundmi po ballafaqohem edhe me një padi gjyqsore, nga disa biznese të cilat mbështesin partinë në pushtet. Mirëpo këta grupe kanë në shënjestër dy djemtë e mi. Fatkeqësisht këto  kërcenime i kam marre nga këto grupe radikale islame.

Por  policia apo sistemi i drejtësisë ç’farë ka  bërë? Ju ka ofruar mbrojtje?

 Disa javë, para se të vija këtu,  ka pasur një deklaratë të një grupi të rinjsh mysliman ku dëshmonin qasjen e tyre radikale duke  shëndarë  materiale fetare në qendër të Prishtinës. Unë kam reaguar dhe kam kërkuar  që kjo të mos lejohet sepse ne jemi një shtet sekular me një Kushtetutë  jo fetare. Pas këtij reagimi kam marrë  kërcënime të shumta, mbi 200 të tilla. Ngjarjen e kam dërguar në polici, dhe sipas informacioneve të mia, jo zyrtare,  janë duke u identifikuar personat, por deri më tani, nuk kam informacione zyrtare se çfarë po ndodh.

Sa e vështirë ka qenë për ju realizimi i 83  intervistave,  të cilat unë nuk besoj se ju kanë mikpritur?

Nuk është e lehtë të shkosh në shtëpitë e këtyre personave kontravers, e tu kërkosh llogari pë ata çfarë ato bëjnë, të sqarohen se nga i marrin mjetet teksa thirren në besim islam dhe njëkohësisht kanë dhe një jetë luksose. Unë kam kërkuar  të gjej burimin financiar të tyre . Nuk ka qenë e lehtë  t’u afrohesh atyre me paragjykimet që kanë sepse në fillim duhet t’u përgjigjesh pyetjeve të tyre.  Pse ke shkuar, kush të ka dërguar e më pas të marrësh rrëfimet e tyre.  Pas publikimit të shkrimit kam nisur lincimin dhe presionet me të mëdha që arritën deri aty sa, më shpallën islamofobia e vitit 2013. Në një faqe interneti ishte vendosur fotoja ime dhe unë marrë mbi 5 mijë vota të njerëzve që më shpallin si të tillë. Pra, pas këtij lincimi që të bëhet,  presioneve, pasi të kërcënojnë edhe fëmijët nuk është aspak e lehtë, por unë do të vazhdoj të përcjellë këtë temë, sepse kam vendosur të rris fëmijët e mi e të vazhdoj të jetoj në Kosovë.

Ju thatë që gratë që u vlerësuan me këtë çmim, ishin nga vende në zhvillim si; Bangladeshi, Afganistani etj. Mos do të thotë se gjëndja në Kosovë është si në këto rajone?

Në fakt ne jemi shumë afër Europës, jo vetëm gjeografikisht.  Nga Bangladeshi  është një gazetare që është rrahur aq keq sa ka dy operacione në gjurin e saj. Gruaja tjetër e vlerësuar është pilote nga Afganistani, të cilat kur flas me to, më thonë se kanë frikë të kthehen në vendet e tyre. Fatmirësisht ne nuk jemi në atë gjendje. Pilotja ka probleme edhe me rrethin e saj familjar. Është shpallur jo besimtare vetëm pse është pilote, një profesion ky për të cilin duhet të ishte vlerësuar dhe jo të ballafaqehej me këto probleme. Po të dëgjojmë këto histori le të kuptosh që ne jemi më mirë, nuk jemi në këtë gjëndje. Gazetarja nga Bangladeshi  tregon se në aspektin e gazetarisë jemi shumë më mirë se ata, por në aspektin ekonomik jemi shumë keq. Dhe kur tregoj për nivelin e papunësisë ato çuditen për gjendjen tonë, dhe pse  vijnë nga vende në zhvillim.  

SHKARKO APP