Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Planet e Presidentit të zgjedhur Trump mbi energjinë mund të ndikohen nga tarifat

Aktualitet E diel, 29 Dhjetor 2024 17:37
Planet e Presidentit të zgjedhur Trump mbi energjinë mund të ndikohen nga tarifat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përmes një qasjeje të ndryshme ndaj energjisë, Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka premtuar të ul koston e jetesës për amerikanët. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, planet e zotit Trump mund të ndërlikohen nga ndërvarësia komplekse globale në fushën e energjisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 2 orësh
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 3 orësh
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 4 orësh

Gjatë fushatës, në muajin gusht, pDonald Trump bëri një premtim të madh për uljen e kostos së jetesës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Do të bëjmë përpjekje të gjithanshme për të vënë nën kontroll koston e jetesës, duke i dhënë fund luftës së Biden-it dhe Harris-it, kundër sektorit amerikan të energjisë. Ne do të bëjmë shpime të reja për të nxjerrje naftë dhe gaz”, tha zoti Trump.

Kjo çështje do të jetë përparësi e Presidentit të zgjedhur Trump pasi ai të marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar.

Ai synon të rrisë furnizimet me naftë duke përshpejtuar lëshimin e lejeve për nxjerrje të naftës, duke përfshirë zgjerimin e kërkimeve për naftë përgjatë vijës bregdetare të Shteteve të Bashkuara.

Disa analistë thonë se ky veprim mund të shkaktojë reagime nga kompanitë e naftës.

“Ne nuk mund të detyrojmë vendet dhe kompanitë të bëjnë shpime të reja për të nxjerrë më shumë naftë. Investitorët shpesh janë të shqetësuar nga niveli i lartë i prodhimit të naftës, sepse mbiprodhimi shkakton ulje të çmimeve”, thotë James Coleman nga Universiteti i Minesotës.

Zoti Trump ka propozuar gjithashtu zgjerimin e eksporteve të gazit natyror të lëngshëm.

Ministri i Energjisë i Katarit, Saad Sherida al-Kaabi, tha në fillim të këtij muaji se nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me premtimin e zotit Trump për të hequr kufizimet ndaj eksportit të gazit të natyror të lëngshëm.

“Konkurrenca nga rritja e prodhimit të gazit natyror të lëngshëm është e mirëpritur. Edhe nëse rritet prodhimi i gazit natyror të lëngshëm dhe Shtetet e Bashkuara eksportojnë 300 apo 500 milionë tonë gaz natyror të lëngshëm, të gjitha këto projekte do të drejtohen nga ndërmarrje private, të cilat do të bëjnë analizat e veta mbi qëndrueshmërinë komerciale të këtyre projekteve”, thotë Saad Sherida al-Kaabi, Ministër i Energjisë së Katarit.

I emëruari i zotit Trump për postin e Sekretarit të Departamentit të Energjisë, Chris Wright, shef ekzekutiv i një kompanie nafte, u përplas me ligjvënësin demokrat Sean Casten në fillim të këtij viti, lidhur me deklaratat e tij mbi ndryshimin e klimës.

“Ju keni thënë se ‘nuk ka krizë klimatike. Ne nuk jemi në mes të një tranzicioni energjetik. Njerëzit dhe jeta komplekse janë thjesht të pamundura pa dioksid karboni. Ideja e ndotjes me karbon është skandaloze. A je dakord me gjithë këto gjëra që ke thënë?”, pyeti ligjvënësi Casten.

“Absolutisht. Cila prej tyre është e gabuar?”, u përgjigj zoti Wright.

Shumë nga planet energjetike të zotit Trump nuk mund të realizohen pa bashkëpunimin me Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe prodhuesit e tjerë të naftës.

“Ne eksportojmë shumë produkte energjetike në Kanada dhe në Meksikë, kështu që tarifat reciproke me këto vende mund të kenë një ndikim negativ tek prodhuesit tanë. Mendoj se pjesa më e madhe e industrisë së energjisë shpreson që kërcënimet për tarifa nuk do të realizohen”, thotë eksperti amerikan James Coleman.

Në një kontrast të fortë me administratën Biden, e cila i dha përparësi energjisë së rinovueshme dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike, zoti Trump pritet t’i jap fund kredisë prej 7,500 dollarësh për blerësit e makinave elektrike.

VOA

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Tani

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 34 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 49 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 56 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.