Meta: PD ka rënë dakord për këtë variant të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thekson se e rëndësishme në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit është që të respektohen parimet e Kushtetutës dhe të jetë efikase.

Në një prononcim dhënë për Ora News, lidhur me formulën e propozuar për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryetari i Kuvendit shprehet se e rëndësishme është që kjo strukturë të ngrihet dhe të jetë efikase.

Nuk kam hyrë asnjëherë në brendinë e këtij projekti .

E kam theksuar që për ne është e rëndësishme të ngrihet dhe të jetë efikase.

 Nuk është shumë e rëndësishme sesi ngrihet dhe ku ngrihet.

Pra për ne ka rëndësi që të respektohen parimet e Kushtetutës dhe e dyta të jetë efikase.

Kjo është mjaft e rëndësishme.

Dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është që ky është varianti më i fundit, për të cilën PD ka rënë dakord edhe me përfaqësuesit e OPDAT-it.

Mua ma ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, edhe kryeministri, dhe tani i takon Parlamentit dhe Komisionit të Reformës në Drejtësi që të shprehen edhe për këtë çështje dhe të miratohet sa më shpejt në Kuvend”, theksoi z. Meta.

SHKARKO APP