Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:08 Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave” Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e 24 tetorit në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje dhe incidente në disa zona…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pas fitores së Trump shpërthejnë liderët populistë europianë

Editorial E hënë, 11 Nëntor 2024 18:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Editorialin e shikoni duke klikuar videon!

Liderët populistë në Europë po përfitojnë nga fitorja e Donald Trump. Ata kanë marrë zemër, kështu shkruan radio amerikane “Europa e Lirë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

Para 15 orësh
Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

Para 16 orësh
Hidhet moltov te selia e PS, polici përfshihet nga flakët (VIDEO)

Hidhet moltov te selia e PS, polici përfshihet nga flakët (VIDEO)

Para 16 orësh

Disa ditë para se amerikanët të votonin në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, kandidati republikan Donald Trump, veshi jelekun e punëtorëve të pastrimit dhe u ngjit në një kamion për mbledhjen e mbeturinave në një aeroport në Viskonsin, para një turme gazetarësh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai po tentonte të përfitonte nga një gafë që kishte bërë një ditë më parë presidenti Joe Biden, i cili i quajti mbështetësit e Trumpit “mbeturina”, teksa dënoi një shaka raciste të bërë nga kandidati republikan në një tubim zgjedhor në Qytetin e Nju Jorkut.

Mesazhi i këtij triku politik të Trumpit, që ishte një nga shumë të tilla që ai ka bërë gjatë fushatës së parë për të fituar nominimin e republikanëve pothuajse një dekadë më parë, ishte për të treguar se elita politike e vendit i shikon me përbuzje qytetarët e saj.

“Nuk mund të jeni president nëse e urreni popullin amerikan”, tha Trump pak pas tubimit, duke iu referuar Bidenit dhe të kandidates demokrate, Kamala Harris.

Fitorja në zgjedhjet presidenciale e Trumpit më 5 nëntor, pavarësisht një sërë akuzash penale dhe dy gjykimeve për shkarkim gjatë mandatit të tij të parë nga viti 2017 dhe 2021, është dëshmi se sa efektiv ka qenë mesazhi i tij politik.

Ai është pjesë e një vale të kandidatëve popoulistë të krahut të djathtë që kanë lënë në hije partitë tradicionale dhe ideologjitë, duke shtetëzuar zhgënjimin e votuesve të klasës punëtore mbi çështjet sikurse tregtia dhe imigrimi, çështje që partitë tradicionale kanë dështuar që t’i zgjidhin në atë mënyrë që prisnin votuesit.

Në Hungari, Sllovaki, Francë, Gjermani, Austri, Holandë dhe në shtete të tjera evropiane, partitë populiste të krahut të djathtë ose kanë marrë pushtetin, ose kanë dalë shumë mirë në zgjedhjet e mbajtura së voni.

Shpresat se pandemia e COVID-19 do të sillte fundin e valës së fitoreve të populistëve janë shuar, pasi çështjet kryesore me të cilat përballen demokracitë liberale perëndimore u rishfaqën, teksa virusi nisi të mos ishte më tema kryesore.

Ngritja e populizmit ishte shkak i punës prej dekadash, teksa globalizmi dhe rënia e komunizmit zbrazën qytetet prodhuese, veçmas në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Lindore, duke lënë pas dore shumë njerëz të klasës punëtore, tha për Radion Evropa e Lirë, Gabon Scheiring, profesor në Universitetin Georgetoën të Katarit, i cili studion populizmin.

“Në SHBA, ka vërtet vuajtje në mesin e njerëzve të klasës punëtore. Pagat reale keq, niveli i vdekshmërisë është rritur. Në Gjermani, pagat reale të punëtorëve pa diplomë universitare kanë stopuar për dekada të tëra”, tha ai.

Imigrimi masiv nga vendet në zhvillim në Amerikën Latine, Afrikë dhe Lindje të Mesme vetëm sa i ka shtuar benzinë zjarrit politik, tha Scheiring. Populistët si Trumpi kanë fajësuar pagat e ulëta dhe humbjen e vendeve të punës në konkurrencë me imigrantët.

Në shumicën e periudhës së pasluftës shtresa e klasës punëtore në Perëndim ndiheshin si në shtëpi me partitë liberale të qendrës së majtë, që përkrahnin sindikatat dhe mbronin industritë.

Megjithatë, këto parti gjerësisht iu bashkuan euforisë për të mbështetur globalizmin në fillim të viteve ’90, me shpresën se do të sillte prosperitet më të madh për të gjithë.

Teksa punëtorët u lanë pas dore, veçmas pas krizës globale financiare më 2008-2009, partitë tradicionale dështuan që të adresonin problemet e tyre.

Kjo u dha populistëve sikurse Trump dhe Victor Orban në Hungari, mundësi për ta paraqitur veten si përfaqësuesit e vërtetë të popullit.

Përderisa populistët mund të dallojnë në çështjet në të cilat ata fokusohen, ata ofrojnë mesazh të ngjashëm për votuesit: elita në pushtet është e korruptuar dhe përçmuese ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Ata po ashtu e kanë të përbashkët mosbesimin ndaj institucioneve, përfshirë ndaj gjykatave, organeve rregullative dhe mediave. Trump vazhdimisht i ka quajtur mediat tradicionale si “armik të popullit”, ndërkaq Orban gjerësisht i ka marrë nën kontrollin e partisë mediat hungareze.

Populistët po ashtu shkelin normat e sjelljes politike, duke përdorur gjuhë më të ashpër e të drejtpërdrejtë apo duke tentuar që të shfaqen duke punuar punë krahu për të fituar besimin e punëtorëve.

Dhe realisht po besohen nga shtresat e varfera.

Prandaj fitorja e Trump ka ngjallur liderët populistë në Europë, të cilët mund të fitojnë pushtetin ose ta mbajnë pushtetin edhe me gjatë

Etiketat e lidhura

Daniel Muçakuliderët populistë europianë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 12 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 59 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 1 ore

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 1 ore

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.