Më pak blerje përmes internetit
Në 2017-ën shqiptarët janë duke përdorur më pak internetin për të bërë blerje. Sipas Institutit të Statistikave, volumi i mallrave që blihen online në muajt e parë të vitit është ulur me 23 ton.
Ndryshimi i kufirit të tatimit për blerjet online, ka bërë që qytetarët të kërkojnë produkte të cilat kushtojnë më pak, dhe nuk e kalojnë vlerën 22 euro, përndryshe duhet të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar.
Por një tjetër stepje për konsumatorët janë edhe procedurat e gjata për të paguar taksën doganore e për të tërhequr pakon. megjithatë disa prej tyre thonë se produkte të caktuara mund t’i gjejnë vetëm në internet.
Por punonjësit e postës thonë se koha për të marrë një dërgesë është ulur ndjeshëm.
Në gusht të 2016-ës kufiri për tatimin e mallrave përmes interentit u bë 22 euro, nga 150 euro që ishte më parë. Qëllimi i këtij vendimi ishte rritja e shitjeve në tregun vendas.