FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Benet Beci: Të rinjtë e “ACT for Shkodra” pranë të moshuarve që jetojnë vetëm gjatë festave

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale ku vlerëson një nismë solidariteti të ndërmarrë gjatë ditëve të festave nga të rinjtë e “ACT for Shkodra”, në mbështetje të të moshuarve që jetojnë të vetmuar.

Sipas Becit, kjo iniciativë ka sjellë më shumë sesa ndihmë materiale. Krahas pakove ushqimore, të rinjtë kanë ofruar praninë e tyre përmes bisedave dhe kohës së kaluar së bashku me të moshuarit, duke u dhënë atyre ndjesinë se nuk janë të harruar. “Në këto ditë festash, kur ngrohtësia ka më shumë vlerë se çdo dhuratë, vetmia zbutet duke dhuruar praninë”, shkruan Beci në postimin e tij.

Ai thekson se kontakti njerëzor dhe vëmendja janë elementë thelbësorë për mirëqenien e të moshuarve, veçanërisht për ata që jetojnë vetëm, dhe se iniciativa të tilla kanë një ndikim të drejtpërdrejtë emocional dhe social./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?