Këshilltari i Metës, Tahirit: Kur e pi mallin me tepsi fillon dhe flet përçart

Këshilltari i Kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi ka një përgjigje për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili sot akuzoi Ilir Metën se e ka përgjuar dhe ka paguar portale jashtë e brenda Shqipërisë për të sulmuar policinë e Shtetit.

Ashtu si edhe Kryemadhi që pati një këshillë për ‘mallin’ edhe Aleksi në një linjë, por i shton ‘mallit’ edhe tepsinë.

“Kur e pi mallin me tepsi fillon dhe flet përçart”, shkruan Aleksi në “Facebook”.

Replikat në distancë mes palëve kanë ditë që artikulohen, por sot LSI-ja akuzoi Tahirin dhe drejtuesit e policisë në Vorë dhe personazhe të tjerë konkretë se po shpërndajnë para me makina në zona të ndryshme dhe po iu bëjnë presion mbështetësve të kësaj force.

SHKARKO APP