Fatos Lubonja: ”Rama në pushtet sa të jetë gjallë. Opozita s’ka forcë të lëvizë popullin”
Analisti Fatos Lubonja, teksa analizon situatën politike, thotë se opozita nuk e ka forcën të mobilizojë popullin. ”Që nuk do kishte qeveri teknike ishte e qartë, që opozita nuk kishte fuqi të lëvizë popullin për të pasur qeveri teknike prapë ishte e qartë. Opozita s’është e zonja të lëvizë popullin”- thotë analisti i njohur Lubonja.
Ai tha se beson se Rama do të rrijë në pushtet sa të jetë gjallë, pasi është i detyruar të veprojë kështu.
“Për Ramën mendoj se luan me dy porta. Ai thotë se pas qeverisjes do të ikë e do të merret me art. Por unë mendoj se do të rrijë në pushtet sa të jetë gjallë. Është dënuar që të rrijë në pushtet sa të jetë gjallë. Edhe Berisha e kishte këtë mendësi, por ranë piramidat dhe u largua. Mua më duket i përcaktuar rezultati i zgjedhjeve, por prapë ka të panjohura, e duhet të presim”, deklaroi Lubonja.
Edhe në PD e dijnë se nuk vijnë dot në pushtet. Ndërsa njerëzit e grupit të Gazment Bardhit thonë nën zë që të futemi deputetë te lista e sigurtë, dhe ta marrë lumi PD.