Denoncimi/Ja si po blihen votat në Ksamil…
Lajme E Diel, 30 Maj 2021 12:26
Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë denoncon me forcë një akt kriminal që mban firmën e rilindjes.
Sipas LSI dega Sarandë, akti i rëndë është duke ndodhur në këto momente në Ksamil, ku makina me targa AA 602 MI, e tipit Lanca me 3 anëtarë të rilindjes, po shpërndan lekë ndaj banoreve në këmbim të votës.
“I bëjmë thirrje policisë së shtetit dhe prokurorisë të ndërhyjnë urgjentisht, dhe vendosin para ligjit përgjegjësit”, thuhet në reagimin e LSI. /360grade.al/