Ish-kreu i komunës Rrashbull denoncon socialistët për manipulim
Hysen Gashi, ish-kreu i komunës Rrashbull, në një reagim në rrjetet sociale denoncon manipulimin e kryer ditën e sotme nga struktura të Partisë Socialiste nëpërmjet shpërndarjes së fletëpalosjeve propagandistike, në të cilat përdoret emri i tij.
Gashi është themelues i Partisë Demokratike, dhe sot e kësaj dite anëtar i saj. Ndonëse nuk ka kryer një fushatë eletorale për shkak të problemeve shëndetësore, ai gëzon influencë të gjerë në këtë zonë.
Për këtë arsye, në fletëpalosjet e shpërndara në zonën e Rashbull-it, tentohet që emri i Hysen Gashit t’i bashkangjitet Partisë Socialiste.
“Përbuz me neveri individë të caktuar politikë, të cilët përpiqen të dizinformojnë elektoratin e kësaj komune duke shpërndarë këto fletushka. Unë nuk kam pasur angazhim politik në këtë periudhë kohore për arsye shëndetësore, por shpirtërisht jam me forcën time politike që kam themeluar”, shprehet Gashi.