Ja ku mund të denonconi blerjen e votave

Në media vetëm ditën e sotme janë raportuar me dhjetra raste të dyshimeve për blerje të votave. Për shkak të qëndimeve të paqarta të mediave, por edhe punës jo efiçente të Policisë së Shtetit, Lëvizja Socialiste për Integrim është detyruar tu bëj thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo formë të blerje dhe kërcënimit për votën.

“Denonco çdo formë presioni, kërcënimi dhe tentative për të blerë vota nga policët e rilindjes me apo pa uniformë! Numri +35544506040 ju vihet në dispozicion nga Lëvizja Socialiste për Integrim të gjithë shqiptarëve, që të denoncojnë këdo që i kërcënon e presionon për votën”,- thuhet në faqen e LSI në rrjetet sociale.

SHKARKO APP