VIDEO/Fjalimi i Bashës për humbjen: Droga bleu zgjedhjet. Nuk iki nga PD

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbajtur sot fjalimin e parë pas humbjes së Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Basha akuzoi Patinë Socialiste se vodhi zgjedhjet duke i blerë më para në dorë.

Lidhur me debatin që ka shpërthyer në PD për largimin e tij, Basha deklaroi se ngrinte gjithë funksionet si kryetar i PD-së deri në zhvillimin e zgjedhjeve brenda partisë.

“Unë marrë të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Demokratët meritojnë një bilanc të plotë mes atyre që punuan me mish dhe me shpirt dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën karriget. Kam vendosur të ngrijë të gjitha funksionet administrative si kryetar dhe tua delegojë nënkryetarëve që do të zhvillojnë garën me parimin një anëtar një votë. Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha, por unë e di çfarë ka ndodhur dhe do të luftojë me demokratët”,- tha Basha.

Basha shprehu falenderimin për gjithë demokratët që i besuan në këto zgjedhje PD dhe ai. “Në zgjedhjet e 25 qershorit programi nuk mjaftoi. Në zgjedhje ndodhi triumfi i paligjshmërisë. Krimi bleu zgjedhjet. Unë dhe PD morëm një rezultat humbës. Por siç e dimë shumë shqiptarë ishin përballë ofertës së parave. Qindra mijëra shqiptarë që refuzuan të shiten janë një frymëzim për mua që projekti të mos ndalet”,- tha Lulzim Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1554516654599510/

Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës: 

-Nuk mund ta nis këtë komunikim ndryshe, vetëm me një falenderim nga zemra për qindra e mijëra qytetarë që votuan projektin tim dhe të PD për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurt.

-Projekti im lindi me qytetarët. Unë e di mirë se ata nuk më kanë pritur, nuk kanë qarë hallet apo kanë hapur zemrat me mua se bëja mrekulli, apo se kisha një thes me para. E di, e kam parë në dritën e syve të njerëzve. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij rrugëtimi, kishin shpresë, kërkuan shpresë dhe gjetën shpresë tek unë, PD dhe projekti im.

-Por kjo nuk mjaftoi. Në zgjedhje diçka tjetër ndodhi. Me gjithë përpjekjet për dekriminilizimin dhe duke i hequr gjysmën e qeverisë Edi Ramës, sërish krimi dhe presioni i shtetit nuk u ndal. Blerja e votës u bë masivisht, duke zëvendësuar debatin për alternativën me shukun e parave. Kjo ishte një garë e pabarabartë, por sërish një garë ku nuk do garoj me të njejtat mjete. Ajo që ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit është triumf i paligjshmërisë.

-Vërtet unë dhe PD morëm rezultat zhgënjyes, por mbi 450 mijë qytetarë refuzuan dhe vendosën të ecin përpara me dinjitet drejt vlerave ku aspirojmë të shkojmë. Qindra e mijëra qytetarë që refuzuan të shiten, janë një frymëzim për mua që të mos e ndalim projektin tonë, por të ecim përpara me vendosmëri. Trafikantët dhe bandat kanë vetëm një rezistencë, kjo është një luftë për jetë a vdekje për vendin, për të ardhmen, një luftë që kemi ndërmend ta vazhdojmë deri në fitore.

-Sigurisht nuk fut në një thes të majtët e ndershëm, që vazhdojnë të mbështesin partitë e tyre, por ata janë të mashtruar. Nuk ka asgjë për të gëzuar mbi këtë maskaradë që ka ndodhur. Nuk ka gjë më të trishtë se blerja dhe shitja e votës. Kjo e çon një vend në honet e errëta të atyre vendeve që nuk kanë lidhje me të drejtat e njeriut. Ne këtë nuk do e ndalojmë, unë nuk do e lejoj. Qoftë dhe vetëm për këtë ia vlen të luftosh deri në fund.

-Kam reflektuar thellë këto ditë. Unë marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Demokratët dhe shqiptarët meritojnë një bilanc të plotë. Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar, nuk e përcaktoj unë, por nuk e përcaktojnë as ata që nuk kanë punuar një ditë për fitoren e PD. Këtë e përcaktojnë

-Për këtë arsye, me efekt të menjëherëshëm kam ngrirë funksionet e mia dhe ua kam deleguar dy nënkryetarëve kompetencat për të organizuar garën për kryetar të PD-së sipas parimit një anëtar, një votë. Unë kam një projekt për këtë garë dhe atë do e vlerësojnë demokratët. Gjëja më e lehtë për mua do ishte të largohesha, por unë e di çfarë ka ndodhur. Ndaj do të luftoj për demokratët deri në fund, me ta dhe për ta.

SHKARKO APP