Diplomatët e SHBA dhe BE në betimin e Metës si President

Me fjalën “Betohem”, Ilir Meta është edhe zyrtarisht Presidenti i ri i Republikës.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm drejtuesit kryesor të institucioneve të vendit. Deputetët e PS dhe PD ishin pothuaj të gjithë në seancë.

Ndërkohë që të pranishëm ishin dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri.

Në një lozhë të veçantë ishin ambasadori amerikan, Donald Lu, ambasadorja e BE, Romana Vllahutin, si dhe ambasadorja e Gjermanisë dhe Ambasadori i OSBE.

https://www.facebook.com/1477517792294489/videos/1477568872289381/

SHKARKO APP