Majko: Historitë e fushatës kanë mbaruar. Me krahë të lehta Presidentit Meta
“Me krahë të lehta Metës, historitë e fushatës kanë mbaruar”. Kështu tha Pandeli Majko në mbyllje të seancës së betimit të Ilir Metës si President.
I pyetur nga gazetarët nëse PS do jetë dyshuese ndaj Presidencës së Metës, Majko tha se historitë e fushtës zgjedhore janë lënë pas.
Z.Majko e uruat Metën?
Sigurisht, me krahë të lehta.
Keni dyshime?
Jo, çfarë dyshimesh?
Keni shkëmbyer replika…
Këto mbyllen, hapim një histori tjetër. Sot është një ditë e veçantë.