RAPORTI

Raporti: Nga informacionet e Ministrisë se Brendshme rezulton se ne zgjedhje janë angazhuar grupe te njohura kriminale ne mbeshtetje te subjekteve politike, kryesisht ne Diber, Elbasan, Lezhe dhe Shkoder.

Raporti: Policia e shtetit jo efektive ne parandalimin e grupeve kriminale dhe korrupsionit zgjedhor.

Raporti: Koordinimi mes policise se shtetit dhe ministrive dhe instutucioneve te varesise nuk ka qene ne nivelin e duhur sa i takon monitorimit te sjelljes se admibistrates gjste fushates elektorale
Raporti: Shitblerja e votes fenomen i perhapur.

Raporti: Punonjes te nivelit te larte te administrates dhe punonjes te policise te perfshire ne shitblerjen e votës.

Raporti: Rekomandohet te merren masa per te gjetur pergjegjesit ne strukturat e policise te cilat nuk kane mundesuar zbatimin e masave operacionale te dakorteduara nga drejtori i pergjithshem i policise se shtetit

Raporti: Ministri i Brendshem ka raportuar punonjesit e policise qe kane mbeshtetur subjektet elektorale apo kane bashkepunuar me elemente kriminale. Ministri i ka kerkuar drejtorise se policise largimin nga detyra te ketyre punonjesve por drejtori i pergjithshem policise nuk ka marre masat e kerkuara.

Raporti: nga institucionet shteterore, kryesisht zv kryeministri dhe ministrat teknik si dhe policia e shtetit jane derguar ne prokurori rreth 110 te dyshuar per kryerje te veprave penale ne fushen e zgjedhjeve te cilat jane ne proces hetimi. Kerkohet fuqimisht nje hetim eficent dhe inkurajohet prokuroria te procedoje sa me pare ne hetim te plote te ceshtjeve te adresuara dhe te realizoje ndjeken feri ne fazen finale te gjykimit

Raporti: Ështe konstatuar perdorimi i aseteve ne mbeshtetje te subjekteve elektorale nga Ministri, instuticione varesie dhe Bashkite. Jane perdorur aktivitete ne kopshte, shkolla, inagurimin e shesheve dhe rrugeve per fushate elektorale te subjekteve elektorale ne qeverisje si dhe ne diten e heshtjes zgjedhore jane shperndare ftesa per te votuar nje subjekt elektoral ne kundershtim flagrant me kodin zgjedhor. Nga ana tjeter shkolla kopshte ambiente te instutucioneve jane vene ne dispozicion te subjekteve elektorale. Rakomandohet qe ne te ardhmen te jete e ndaluar me ligj mundesia qe aktivitete te tilla te jene ne sherbim te nje subjekti elektoral si dhe te ndalohet me ligj shpendarja e ftesave per te votuar nje subjekt elektoral te caktuar ne diten e heshtjes zgjedhore.

Gjithashtu rekomandohet te hetohet nga organet e prokurorise apo edhe te auditohet nga klsh ne lidhje me perdorimin e fondeve publike ne drejtim te realizimet e ftesave, materialeve te tjera te propagandes dhe shperndarjes se tyre nga Bashkia e Tiranes

Raporti: Ështe konstatuar dhenia e privilegjeve te ndryshme gjate fushates elektorale si certifikate pronesie, legalizime, premtim i vendeve te punes, premtim i vleresimit kalues ose me te larte gjate procesit te matures shteterore. Rakomandohet qe rastet e dhenies se privilegjeve ne rastin e matures shtererore bursave te ekselences, rastet e denobcimit te kontrabandes se kafese, te rimbursimit te tvsh apo te subjektivitetit gjate vlerësimit tatimor si dhe listat e ndihmes ekonomike duhet te jene subjekt i auditit nga klsh apo edhe e hetimit te metejshem nga prokuroria me perfundime konkrete

Raporti: Perfshirja e opozites ne qeverisje gjate vitit elektoral, ne funksion te garantimit dhe monitorimit te procesit zgjedhor eshte nje praktike shume e mire ne kushtet e nje demokracie te brishte ne Shqiperi, shpesh e shoqeruar me tensione politike, megjithëse kjo perfshirje per te qene efektive duget ye ndodhe me pare, konkretisht nga 1 janari i vitit zgjedhor dhe jo pak jave para zgjedhjeve per kuvendin. Rekomandohet, 3-6 muaj para zgjedhjeve. Ne kete menyre procesi i monitorimit dhe masat e marra apo rekomandimet e dhena nga rask forca do te mund te kryehen me nje ritem normal pune. Njekohesisht institucionet dhe entet apo shoqerite shteterore do te kene me shume kohe ne dispozicion per te mbledhur apo per te perpunuar informacionin dhe per tia referuar ate task forces te plote e te sakte per cka kerkohet. Gjithashtu nisja e punes me heret nga task forca do te mundesonte edhe nje monitorim me te mire dhe me te hollesishem te entece publike dhe shoqerive shteterore ne drejtim te mosperdormit te aseteve te tyre ne funksion te fushates politike apo mos lidhjes se kontratave te reja te punes si mekanizem per te te shtuar zgjedhesit qe votojne per nje subjekt te caktuar politik, dhe deformuar vullnetin e lire te zgjedhesve

Raporti: Nepunesit e administrates shteterore jane perfshire ne fushate elektorale per subjekte te caktura ne kundershtim me ligjin.

Raporti: Rekomandohet qe KLSH te auditoje te gjitha punesimet apo shkarkimet te kryera gjate periudhes zgjedhore, ne pushtetin qendror dhe vendor.

Raporti: Rekomandohet ndryshim ligjor qe te ndalohen lëvizjet ne administrate 6 muaj para zgjedhjeve.

Raporti: Kërkohet vijimi i hetimit nga ana e prokurorisë për te gjitha rastet e evidentuara për lëvizjet ne administrate 6 muaj para zgjedhjeve.

Raporti: Rekomandohet hetimi i ndryshimeve ne tregun valutor per zhvlerësimin e euros qe nga data 19/5/2017 deri me 27/6/2017 nëse ndryshimet e valutës janë lidhur me përdorimin e saj ne mënyrë informale për shitblerjen e votave apo veprave te tjera penale ne fushën e zgjedhjeve.

Javanews.al