Berisha: Gjyqtaren e vrau indiferenca kriminale e organeve të shtetit
Për ish- kryeministrin Sali Berisha vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga burri i saj është një vrasje e paralajmëruar.
Berisha shprehet se dënon me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar, por dënon gjithashtu sipas tij indiferencën kriminale të organeve të shtetit të cilat sipas tij me qëndrimin e tyre të papërgjegjshëm nuk bënë asgjë për parandalimin përkundrazi lehtësuan veprën mizore, vrasjen e saj të paralajmëruar!
“Ekzekutimi i gjykateses Fildes Hafizi, nje krim i shemtuar, nje vrasje e paralajmeruar!
Te dashur miq, sot nje grua, nene, gjykatese Fildes Hafizi u vra ne mes te dites dhe ne mes te rruges nga ish bashkeshorti i saj, i cili dy vjet me pare i kishte vendosur asaj revolen ne balle ne mes te plazhit te Golemit dhe ishte liruar ne menyren me te papergjegjshme nga Parlamenti me amnisti, me gjthe tentativen per ekzekutim publik, arme mbajtje pa leje.
Duke denuar me forcen me te madhe kete krim te shemtuar dhe shprehur ngushellimet me te sinqerta femijeve dhe familjareve te te ndjeres, denoj gjithashtu indiferencen kriminale te organeve te shtetit, te cilat me qendrimin e tyre te papergjegjshem nuk bene asgje per parandalimin perkundrazi lehtesuan vepren mizore, vrasjen e saj te paralajmeruar!
Krimineli shkrehu kembezen e dores se tij te zeze, por vrasjen e bene ata qe qendruan ne anen e vrasesit dhe nuk i dhane gjykteses mbrojtjen qe meriton! sb“-shkruan Berisha.