Vrasja e gjyqtares, Basha: Shuplakë zgjimi për të reaguar kundër krimit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar i shqetësuar për vrasjen e gjyqëtares Fildes Hazifi. Në një postim në facebook, Basha shprehet se sot u vra një nënë e cila u lut e trmerruar për ndihmë por u shpërfill nga shteti dhe shoqëria.

“Jeta e humbur e Fildeze Hafizit është një tragjedi që nuk duhej të kishte ndodhur, por edhe një shuplakë zgjimi për të gjithë, për të reaguar kundër krimit”, shkruan Basha.

Duke folur për amnistinë që përfitoi ish-bashkëshorti i viktimës, kreu i PD-së shton se jeta e cdokujt është e pambrojtur. “Në një shtet që amniston kriminelët dhe nuk mbron as njerëzit e drejtësisë, jeta e çdokujt është e pambrojtur. Ne duhet të gjejmë forcën që të paktën fëmijët e Fildezes dhe të gjithë shqiptarëve të kenë një jetë më të sigurt

Mesazhi 

“Jam thellësisht i tronditur nga vrasja e ftohtë kriminale e një gruaje, një nëne, një gjyqtareje. Shteti dhe të gjithë ne e braktisëm Fildezen në fatin e saj tragjik. Ajo u lut e tmerruar për ndihmë dhe shpresoi, por u shpërfill nga një shtet dhe shoqëri e cila ka humbur forcën për të reaguar ndaj krimit dhe të keqes. Jeta e humbur e Fildeze Hafizit është një tragjedi që nuk duhej të kishte ndodhur, por edhe një shuplakë zgjimi për të gjithë, për të reaguar kundër krimit. Në një shtet që amniston kriminelët dhe nuk mbron as njerëzit e drejtësisë, jeta e çdokujt është e pambrojtur. Ne duhet të gjejmë forcën që të paktën fëmijet e Fildezes dhe të gjithë shqiptarëve të kenë një jetë më të sigurt”, shkruan Basha.

SHKARKO APP