“30 mijë euro do ia jap Saimirit”, Basha thirrje Llallës: Mos u tako me Tahirin, por …
Pas arrestimit në Itali të Moisi Habilaj për trafik droge, ku përmend emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në një status në Facebook, kryeopozitari i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla të mos takohet me Saimir Tahiri për ta vendosë atë përpara përgjegjësive penale.
Më herët ish-ministri i Brendshëm ka kërkuar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm gjatë ditës së sotme por me sa duket ky takim nuk do të realizohet.
Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme thonë se për shkak të angazhimeve, Prokurori i Përgjithshëm nuk do ta takojë sot ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
“Faktet dhe provat tronditese te lidhjes se Edi Rames dhe Saimir Tahirit me mafian e droges dhe armeve jane para syve te cdo shqiptari. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te mos takohet me te dyshuarin Saimir Tahiri po te veproje pa vonese per ta vene ate para pergjegjesise penale,” tha Basha.