Akuzat e Bashës ndaj Tahirit, Ndreu: Nëse ke prova, çoji në Prokurori!

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku i ka bërë thirrje, se nëse ka prova për implikimin e tij t’i çojë ato në prokurori.

Pjerin NdreuBasha, si jurist i “spikatur” që e tregon vetes pubblikisht  sesa nivel ka në atë fushë, ti drejtohet prokurorisë që të administrojë ose vlerësojë provat, që sipas tij qenkan.

Sipas ish-drejtuesit te larte te Policise se Shtetit, deklarata e Bashës se kryeministri ka provat për implikimin e Tahirit, gjë për të cilën duhet t’a arrestojë, është tregues së Bashën e ka “Lënë” mendja.

Pjerin NdreuKy është një lapsus ose padituri e qartë e kryedemorkatit, në zyrën e kryeministrit nuk administrohen prova ose fakte. Është gjykata ajo që nxjerr urdhër arresti dhe prokuroria ajo që administyron prova e fakte, nëse ka.Këtyre iu ka ngel ora akoma tek koha e qeverisjes së Sali Berishës, kur provat dhe faktet administroheshin në zyrën e kryeministrit. Në fakt, jemi në një tjetër situatë.

Kryedemorkati Basha i kërkoi këtë të martë kryeministrit, Edi Rama që të prangosë ish-ministrin Saimir Tahiri, pas arrestimit nga autoritetet italiane të kushëririt të tij, i dyshuar për trafikim droge, si dhe përgjimeve nga ku ka rezultuar se, një përqindje të caktuar lekësh të fituara nga aktiviteti kriminal i jepeshin ish-ministrit.

SHKARKO APP