Deputetja e LSI, Mehmetaj: Kryeministri ra! Të japë dorëheqjen!

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqje “para se populli ta heqë pa mëshirë”. Deklarata e fortë de deputetes më të re të  Kuvendit ka ardhur pas publikimit të lajmeve për arrestimin e një trafikanti droge në Itali, Moisi Habilajt dhe lidhjeve të tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Mehmet shkruan në FB: ” Kryeministri që ka koment për çdo gjë, që merr në gjyqe publike punonjësit e thjeshtë vetëm se kanë bark të madh e nuk plotësojnë shijet e tij estetike, pse nuk ka thënë ende një fjalë për trafikantin Moisi Habilaj dhe kushëririn e tij ministrin e brendshëm?

Hetuesit italianë dhe media aty kanë folur e shkruar gjatë për sasinë e jashtëzakonshme të drogës që është prodhuar dhe trafikuar nga Shqipëria dhe mbi të gjitha për lidhjen e trafikantëve me policinë e shtetit dhe ministrin e kryeministrin.

Cituar nga mediat italiane:

Moisi Habilaj bisedon me pronarin e një karburanti në komunën Lentini: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh se policia është e korruptuar madje ka raste që është vetë kreu i policisë që ndihmon për të ngarkuar thasët me drogë” thotë ai.

Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”. Kryeministri ra! Të japë dorëheqien përpara se populli ta heqë pa mëshirë nga ajo karrige që e mban ulur vetëm krimi e droga.”

SHKARKO APP